Poezi nga Lily Multatuliana, përktheu Irma Kurti


NË QYTETIN E SHIUT

Kthehem në vendlindjen time,
e zhurmshme është e me njerëz plot
një hap s’mundem të hedh dot

Pothuaj çdo pasdite bie shi i fortë
sikur plantacionin do të ujitë
në Kopshtin Botanik
me bimësi të pasur

Kohën kur isha adoleshente më kujton
me shoqen time shëtisnim tok

Tani dergjesh i dobët
dhe pa forcë

Unë vij te ti
duke shpresuar të të gjej të gëzuar dhe mirë.

LILY MULTATULIANA (Indonezi)

Pikturë nga LEONID AFREMOV

Përktheu nga anglishtja: IRMA KURTI