Poezi nga Maria Teresa Liuzzo,përkthyer nga Irma Kurti


Përktheu nga italishtja: IRMA KURTI

Yje hijesh në mure.
Kaq e zbrazët dhe e mjerë
është kjo dhomë pa muzikë:
një ujitje livadhesh të etura
dhe detesh me gjineshtra
spërkatur me blu.
Në kornizë, hëna buzëqesh
në kopsht: një dritë – xhevahir
e varur në degët e qershisë.

Tregomë
kur të zinte gjumi
në gjoksin tim
dhe dielli perëndonte
mbi jastëkë.
Rrezen e fundit
e mbaja dhe e mbushja
me një qarje,
që nuk i mbyllte
dyert e shpresës.

MARIA TERESA LIUZZO