Poezi nga Oscar Hahn-përktheu Irma Kurti


NË NJË STACION METROJE

Poezi nga Oscar Hahn

Të palumtur ishin ata që panë
një vajzë në Metro

dhe menjëherë në dashuri me të ranë
dhe çmendurisht e ndoqën ngado

në turmë e humbën paskëtaj.

Kështu, ata do të jenë të dënuar
të enden nëpër stacione pa qëllim

dhe të qajnë me këngët e dashurisë
që muzikantët e rrugës nëpër tunele këndojnë.

Ndoshta dashuria s’është asgjë më shumë se kjo:

një grua apo një burrë që del nga një vagon
në një stacion të rastësishëm në Metro

pastaj për disa çaste shndrin
dhe humbet në natën anonime.

Oscar Hahn, Kili 1938.nga “Palabras que la noche acoge”, Poezia kilene POINT Editions

Pikturë nga Mirek Kuzniar, Gjermani

PËRKTHEU NGA ANGLISHTJA: IRMA KURTI