Poezi Nga Panajot  Boli


Nga Panajot  Boli

EH, KJO JETË…

Kush e pa dielin që sapo lind në mengjes?

Është syri i bukur i bebes ,si rubin në vesë.

Kush e pa diellin që shtriqet e me gaz qesh?

Është buza e brishtë rozë e bebes që buzëqesh.

Buzëqesh ai… e buzëqeshja është flori

Kush e pa diellin balerinë elegante në qiellin blu?

Është valsi i jetës dhe i endrrave  lule në sytë e tu.

Kush e pa diellin qendistar, udhëve të kaltërsisë?

Është magjistari i shpresës,me endrrat e lumturisë.

Buzëqesh prapë ai…e buzëqeshja është lumturi

Kush e pa diellin tek zbret perëndimit i mënduar?

Është buzëqeshja e endrrës së gjatë, ende pa u zgjuar.

Kush e pa diellin tek iken, i heshtur, terë melankoli?

Është endrra e zgjuar që ende po  bëson në magji.

Buzëqesh prapë ai ..e buzëqeshja është dhembshuri

ZGJIM…

U zgjua  agu

Maleve, krahët u hedh

Dhe buzëqeshjen e diellit pret

I dashuruar

Detit gjumash,

Valët, ujë i hedhin syve

Dhe pulëbardha i ledhaton qepallat

E dashuruar

Ti nga dritarja,

Sheh agun dhe detin që zgjohet

Dhe shijon ende  puthjet  në edrrën

E përmalluar

Ky zgjim….

I bardhë, i bardhë   

Mall i ëmbël.

Dhimbje   me sembim