Poezi nga Rita Iacomino – përktheu Irma Kurti


Rita Iacomino ka lindur në San Vito Chietino në Chietti dhe në 1966 u transferua në Limbiate (Monza e Brianza) ku aktualisht jeton e punon. E apasionuar që fëmijë pas të shkruarit e leximit, me pjesëmarrjen e saj në konkurse letrare, deri më sot ka marrë vlerësime të shumta si: çmime të para, të dyta, të treta, speciale, trofe të kritikës e të jurisë. Krijimet e saj janë përfshirë në antologji e përmbledhje të ndryshme poetike. Ka botuar njëmbëdhjetë libra, ndër të cilat poezi, tregime, romane si dhe libra për fëmijë.
Rita Iacomino është ideatore dhe presidente ekzekutive e pesë edicioneve të Konkursit Letrar Ndërkombëtar “Energji për jetën” si dhe ideatore e presidente e Konkursit Ndërkombëtar Letrar “Vorbulla e fjalëve”. Është anëtare e jurisë në konkurse të ndryshme letrare ndërkombëtare.

Format A4

Dhe pastaj e vetme.

Unë jam një fletë e fshehur
në një tufë letrash format.
Endrrat brenda lënë
botën jashtë.

Si një poet
përplasem ndaj të padukshmes
për të prekur
pakëz qiell.

Binarë pa stacion

Është një lojë e ëmbël
çmenduria e kujtimeve.
Pluskon
duke zvarritur ditët
në faqet e një libri,
nje foto e zbehtë
gjurma mbi xhamin
e mbuluar me avull.
Të presësh mbrëmjen
dhe të shikosh binarë
që nuk shkojnë
asgjëkund.
Melankolik, shpirti,
në ëndrra udhëton tani
ndërsa një erë e fortë
parfumin e lëkurës
shpërndan në zbrazëti.

Përktheu nga italishtja: IRMA KURTI