Poezi nga Stanley H. Barkan,SHBA, përktheu Irma Kurti


FLAKJE

Unë nuk kam grepa,
as rrjeta nuk kam,
për t’i hedhur poshtë
në ujërat e trazuar.
Vetëm copëza e thërrime
për peshqit
që presin nën urë,
poshtë në thellësi,
për t’i gjetur në sipërfaqe
me gojën hapur vijnë.
E kam flakur bukën
në ujërat
e shpengimit,
si dhe shkeljet që kam bërë,
duke shpresuar në një tjetër vit,
një vit kur xhepat e mi
do të jenë bosh
dhe asgjë s’do të kenë
për të hedhur tej në det.

Stanley H. Barkan, SHBA -Piktura NCT Leopard

Përktheu nga anglishtja: IRMA KURTI