Poezi nga Ymrije Beqiri


Të pagëzova me emrin Hënë

Për një të vetmën arsye

Se ti natën ma ndriçove rrugën

Dhe kur frikë pata nga hija ime.

Ty të pagëzova me emrin Diell

Se me rrezet e tua ma ngroh shpirtin tim

Më bën dritë përherë e s’më le në errësim

Ty, lumë të lutem gjer në përgjërim.

Ëndrrat kurrë mos m’i fundos mua

Vërshimeve tuaja u frikohem unë

Kujdes, mos m’përplas me dallgët e tua

Se nga jeta mjaft jam e dërrmuar.

E ty, natyrë e bukur, të lutem prore

Më lumturo, që me lulet e tua ta thur kurorën

Edhe kur të më përcjellin në gjirin tënd, në çastin mortor

Mijëra dasmorë, me buqeta lulesh në dorë.