Poezi nr 8 ,e poemës:
Më pyet facebook: Përse po mendon ?..
Mendoj për historin e pa shkruar,
të gjuhës time të lashtë,
nga Europa e mallkuar ,
që mban ende fshehur thesarin tonë të ” zhdukur ”..
duke ” qarë ” si kurtizanet..,
mbi shtratin e hamshorëve shtruar !
Mendoj për historin e vërtetë të Skënderbeut,
për ‘dritë-hijet’ që e mbajnë mbështjellë,
për letrat, fermanët,
që su lexuam kurrë të plota
lexuam veç ato që deshi Rusia, Europa,
të tjerat se dimë ku rinë mbyllur..
mbështjellë,
në ‘kopertina’ dheu ,a djegur si toka !..
Për templarët e përtej detit..
për Venedikun,
që Rusin e bëri motër..
për fise Shqiptare që përqafuan sllavët e lindjes në mes të kiametit..
dhe kësaj toke i ujitën tradhëtinë
ardhur si mortja
përtej shekujve, që lanin gjakun,
ujrave të detit !
Për ç’far tjetër ?…
Për shum histori të stisura !..
Për letrat e gjuhës Shqipe,
ku vanë e shkuan ?
mesjeta shkonë përpara neshë e ‘lodhur’..
ngatërruar labirintheve
të errëta..
a bodrumeve të një bote të pa-njohur !..
Lavdia e Skënderbeut , dritë-hijet e ..
”Kalorës i Krishtërimit’ !
në letra shkruar..
nga ata,
që historia i kish detyruar..
për të vetmin hero të Europës,
që mbrojti ‘muret’ e saj,
nga perandoria Osmane shkatërruar !
Arbëria, ngërçi i marrëveshjeve Ruso-Europiane,
zhytur në mes traktatesh të fshehta..
Londër, Paris, Vjenë, e Berlinë,
në tavolinën e Carëve
të një perandorie tjetër..
shtrihej harta
ku dhëmbët e gërdallës plakë ..
do të kafshonin si hienat
tokën,
dhe të gëlltisnin si kuçedra
gjuhën dhe historinë !
Qindra perandorë
u ulën dhe ngritën nga froni perandorak
një perandorie të çmëndur
tetëqind vjetë me radhë
jetësuan ‘letrat’ e një skllavërie të re,
ku gjuha Shqipe quhej pjellë herezie,
gjuha e stepave
me histori të stisur,
mbeti ‘lundërtare’ e vjetër e popujve të ‘lashtë’,
‘Shkruar’ krisobullave,
në copa letre, grisur !
Historia e fiseve Shqiptare, shkruar nga Marin Barleti,
Sotë është kthyer në një ‘odë’ të madhe ‘diskutimesh’..
Aty luajnë bashkë, ‘Romeo’ dhe ‘Hamleti’, ngadhënjimtarë..
shkruar nga të tjerë ” dramaturg ”…
që kanë mbushur ‘sallat’,
me barbarë !..
Lavdia ‘zyrtare’ e heroit tonë legjendarë,
vallë në kë sallë të florinjtë..
ri mbështetur..?
Te Car Dushanët e një populli të marrë..,
a në ndonjë fermanë..
bodrumeve të Venedikut,
mbetur ?..
‘Kalorësi i krishtërimit’ shkon shaluar,
me lavdinë e përkrenares,
mbi kokë,
rugëve të kësaj Europe të mallkuar..
mes klithmash histerike,
për ti zhvatur emrin e Arbërit,
nga kjo tokë
ku e vërteta është ende në gjëndje
agonie !
Përse tjetër..?
Për kurthin që ngriti në shekullin e dymbëdhjetë Europa kurtizane,
me emisarë të ‘shënjtë’
Rus e Bizantinë
‘Komiteti’ i priftërinjëve të ” urtë ”, që flisnin gjuhën e ”zotit”..
në heshtje digjnin historinë e gjuhës Shqipe..
dhe na ‘bekonin’..veç me mallkime ,
që vinin nga klithma
të qëmotit !..
Për ‘stafetën’ e mallkimit,
që rendi shekujve,
me ”priftërinj të shkolluar ” ..
me ‘grada’ hierarkie..
që vinin e shkonin si të ‘malluar’..
të zhduknin thesaret e kësaj Arbërie ..
në emër të krisobullës,
nga Carët e Rusisë, firmuar !
Për çfar tjetër po mendoj ?..
Si vall një komb i madhë që lindi botën mbarë ,
Të ” tkurret ” në një trup të vogël ,
të sëmurë ,
me historin zhgarravitur nga barbarë ..
që enden akoma ” mureve ”,
të ‘perandorisë Osmane’ ..
si një tufë e etur,
me zagarë
Përse tjetër..?
Vazhdon
