Paola A.Mucodemi
I ‘qava hallet’ botës pa qënë ende aty
E dashurova jetën që në rënkimin e parë
Bisedoja gjatë me ëngjëjt, ndaj natën rrija zgjuar
Buzëqeshja lehtë, tek prekja lotët e tharë!
U rrita, e mbrojtur me koracë
Askush nuk depërtonte në qiellin tim me ngjyra
Madje edhe kohën përshtata pak nga pak,
Flakët fluturuese si kurorë mbi kokë vura!
Me perëndimin e diellit ngjyrosa buzët e njoma
E vodha edhe hënën, t’më bëntë shoqëri
Me yjet stolisa flokët e rëna
Që toka edhe retë t’më bënin poezi.
