Poezi për motren engjëll!Blerta Basha


Blerta Basha

LOTËT SÌ UJVARË!

Lotët rrjedhin si ujvarë,

mbi faqe rrëshkasin me dhimbje,

djeg k’jo zemër dhe ky shpirt,

për ty engjëll motra ime.

U bën shumë vite që je ndarë,

të kujtojnë dhe zogjt e malit,

dhe pulëbardhat për mbi det,

të kujtojnë me lotët e mallit.

Sa her që lotët më rrëshkasin,

plot dhimbje dhe mall,

shkruaj vargje për ty motër,

derisa k’jo zemër t’më ndalë.

Cdo natë vështroj qiellin me yjet,

dhe nëpër yje të kërkoj me lot,

yjet më flasin me zë në shpirt,

keni një motër si dritë.

Nuk dua as bojë as penë,

të shkruaj vargje për ty,

kam lotët si një ujvarë,

të shkruaj një jetë për ty.