—————–
I kujdes’shëm jam,kur ulem dhe shkruaj
mos shkruaj asnjë varg,në mënyre banale
në mëndjen time,”i përtyp dhe i bluaj”
i kontrolloj vargjet,fjalë pas fjale.
Vargjet e mia,dua të mos lëndojnë njeri
pavarësisht se në qafë më kanë rënë mua
dua që vargjet,të shpërndajnë Dashuri
si uji i kristaltë,që rrjedh nëpër Krua.
Dua Vargjet që shkruaj,të sjellin harmoni
dhe tek ata njerëz,që kanë mllef dhe cmirë
si homazh të jenë këto vargje,në këtë-Poezi-
të hynë dhe ata njerëz,tek njerëzit e mirë.
