Poezi-Vladimir Muça


21 JANAR

Në kinematikën e kohës

Një, dy, tre, katër

Plangosur mes gjakut në bulevard.

Dhjetëra mes plagësh

Historia i mban gjallë.

Në memorien e kombit

Çdo njeri në trup ka një plagë.

Mes thirrjeve kambanë,

Në xhepat e shpuar nga plumbat

Meteliku i fundit

Në pllagmë gjaku i ramë.

Ende pezull nën hijen e pishave

Zëri i të vrarëve ofshan,

Mes ajrit

Siç pritet bari në ograjë.

Mes tyre si uragan dy fjalë:

-Lërini o shtetarë maskat e gjykimit,

Ndalni zjarrin e fjalëve

Në këtë kohë të verbimit.

20211

VETMI

Gjithmonë më thellë

Rrudha në ballë,

Udhërrëfyes i vetmisë.

Dëshirat në heshtje

Në honin e thellë,

Mes perdes teatrore të jetës

Ku arratisen ëndrrat.

Pritje,pritje në vetmi

Kush ikën i pari

Unë apo Ti?!…

2016

ZËMRA PUNËTORE

Zemër punëtore që kurrë s’ndalesh,

E jetë në deje çdo sekondë pompon,

Nga sëmundjet në anatema zjarresh

Për asnjë çast, Jetën s’e ndalon.

Për ty çdo tkurrje është jetë,

E palodhur në gjoks më rreh,

Ndonëse në punë mbi shtatëdhjetë,

S’e tret dot veten, trupi të mos vdesë.

Të falem zemra punëtore,

Që s’njeh pushim as të dielë,

Dhe në gjumë, në ëndrra prore,

Tak tuk zgjuar, me syrin çelë.