(23.10.23-27.10.23)
DO ZGJEDHET NGA VOTA JUAJ
Konkurente janë poezitë e fituara nga ditët e kaluara
Ukshin MORINA, poezia “Larg prej teje “
2.E Martë,24.10.23
Pranvera GJONI (si vend i dytē),Poezia “Zjarrmi “
3.E Mërkurë, 25 .10.23,
Bruna MUSAI, poezia “ Përse i vetmuar zambak “
4. E Enjte ,26.10.23,
Lubi TOTA, poezia “Zemër e vrarë”
5. E Premte, 27.10.23,
Violeta KADRIU,
poezia “Dyngjyrshja gjuhë e shenjtē kuq e zi”
VOTIMI DO ZGJATË DERI TË DIELËN MË 29 tetor 2023 në ora 17.00
SUKSESE POET/E
—————————————————————
Poezia numër 1

POEZIA E DITËS SË HËNË (23 tetor 23)
I takon poetit z.Ukshin MORINA me poezinë “ LARG PREJ TEJE”
LARG PREJ TEJE
Me mall zemre po të shkruaj,
larg prej teje i braktisur!…
Sy përlotur unë po vuaj,
Vjeshtë e djegur gjethe vyshkur!
Zemrën lash në brengën tënde,
prej atje ku ngrysej dita!
Dhe me këngën që hartova,
në shkreti veten e mbylla!
Unë nuk desha larg prej teje,
këtë shpesh e kam menduar!
Të jetoj si në përrallë,
porsi lumi gjarpëruar!…
Dëshpëruar kupën mbusha,
ta provoj, jo s’mund ta coj!
Më beso moj mike e dashur,
në mjerim i mjeri rroj!!!…
Kujtimet që mbaj në zemër,
pa mëshirë ato më vrasin!…
Hënë e verdhë më rri e ngysur,
ç’ka të bëj me mu të ngatin?
Mirë e di do marrësh udhët,
nëpër natë ku shfrynë murlani!
Me shpirt djegur përvëluar,
do më gjesh ngrirë prej së gjalli!
Dhe sa mund ti do më puthësh,
n’fllakën tëndë do të digjem!…
Me krahët tu do më pushtosh,
nëpër yje qiellit ndrisim!
————————————————————-
Poezia numēr 2
E DITËS SË MARTË (24.10.23
POEZIA NUMËR 2

Pranvera Drita -GJONI , poezia “Zjarrmi”
POEZIA NUMËR 2
Pranvera Drita -Gjoni
ZJARRMI”…
Mbi buzët e tokës,
jam puthja dehëse
veshun me magji,
hapsinave t’çlirueme
prej nyjeve t’errta…
E në shtatin e thirrorëve,
fryma krijon avuj mitik
të nànshkrueme me sy
pragut të shpirtit…
Mbi buzët e lëkurës,
ngjizen trandjet e pakapshme
të àndrrave fluide…
Dialogut me zemrën,
rrënqethet lemza!
Prushi djeg veten, heshtjes!
Fjala:- Pranvera Drita GJONI
—————————————————————
Poezia numër 3

POEZIA FITUESE PËR DITËN E MËRKURË (25 tetor 2023)
Është; POEZIA NUMËR 3 ,
z.Bruna Musai , me poezinë ”Përse i vetmuar zambak”
Urime poete
Bruna MUSAI
PËRSE I VETMUAR ZAMBAK
Zambak I bardhe,me mes uji celur..
Perse I vetmuar aty ne mes gjethesh
Te shoh e lamkoj,per te perkedhelur
Por ti je larg ,e ma shuajte shpresén.
Kalova aty prané.,e mendjen ma more.
E lumtur shikoja ,petalet e tua..!
Në mendje me mbeti ,ajo pamje e rrallë .
S ‘të lija dot vetem , aty ne perrua..!!
Doja te të merrja.,por pa të lënduar.
E te të mbillja ,në një saksi..
Por per nje cast,mbeta e hutuar.
Ç te drejte kisha uné,te merrja që aty..
Sepse aty zoti krijoi ,mrekulli.
Nje zambak I bardhe,mes gjethesh
në përrua..
Te dua zambak.por nga I shtrenjté njéri-
Nga ai qe me bëri , té ndihem e dashuruar..
Bruna Musai.
—————————————————————
Poezia numēr 4
POEZIA FITUESE E DITËS
SË ENJTE (26 tetor 2023,

ËSHTË POEZIA “ ZEMËR E VRARË” NGA POETJA z.Lubi TOTA
URIME POETE …
Lubi TOTA
(Tiranë)
ZEMËR E VRARË !
Po ç’pate që zemrën ma plagose.
Po ç’deshe që ndjenjën qëllove,
Tani veç shpirti më mbeti mua.
Merre dhe atë se nuk e dua..
Merri dhe lotët e syve të mi,
Dhe fjalën e ëmbël që për ty flisja,
Asgjë në k’të botë nuk vlen pa ty,
Këtë nga ti kurrë nuk e prisja.
Çdo natë në ëndërr ti do t’më kesh,
Të ledhatoj, e të flas pa fjalë,
Nga gjumi jo nuk të trazoj,
Ma vrave k’të zemër e më le gjallë.
Atë ndjenjë, që për ty e kisha,
Me vete në varr unë do ta marrë,
Ma vrave ti zemrën plot ëndrra
Më mirë dhe mua t’më kishe vrarë.
Shkroi / SULBIE .H.TOTA/
TIRANË / ALBANIA /
————————————————————-
Poezia numër 5
RUBRIKA
POEZIA E DITËS SË PREMTE
(MË 27 TETOR)
VIOLETA KADRIU
DYNGJYRSHJA GJUHË E SHENJTË KUQ E ZI
E bekuar qoftë ajo gojë e Arbërit
që për herë të parë të belbëzoi,
e bekuar qoftë ajo mendje e ndritur
që me penë të artë në libër të shkroi,
o Gjuhë Shqipe, himni ynë i jetës
frymëmarrje e shpirt i Dardanisë
më e ëmbla gjuhë e kësaj bote,
o gjuhë hyjnore e Shqiptarisë!
O gjuhë mjaltë e dejëve të mi
në të cilën thërras nënë, baba, motër e vëlla,
o trung me degë gjuhësh i tonës lashtësi,
si ti e pasur askund nuk ka,
sa herë qaj, qesh o trime mbi trime,
shkruaj vargje e këngë këndoj,
ndër shtatë palë qiej e tokë, o gjuha e babait e e nënës sime
s’ bashku me ty fluturoj!
O gjuhë shqipe, ujëvarë margaritarësh
që përfaqëson shpirtin tonë pellazg të dëlirë,
që shkumbëzon kaltërsi Valbone e Mirushe
e që ndër zemra këput çdo zingjir,
asnjë gjuhë tjetër, madhështinë tënde
jo, në botë nuk mund ta ketë,
se me këtë gjuhë magjike e hyjnore
edhe Qielli me Diell e Hënë e Yje flet!
Gjuhë shqiponjash e skifterësh,
gjuhë burrëreshë nënash të kësaj toke heronjve,
gjuhë e Skënderbeut, Ademit, Zahirit,
e të gjithë mbledhur Shqiptarisë Dragonjve,
gjuhë e Veqilharxhit, Gurakuqit, Mjedës,
Naimit, Fishtës,Nolit, Migjenit,
që i jep gurgullima e dallgëzime të ëmbla shqipe
Drinit, Bistricës, Llapit, Bunës, Shkëlzenit!
O nina-nana e shenjtë në çdo gojë shqiptari
që me shkronja ari u këndove e u gëdhende në djep,
pa shkronjat tua s’ na shkruhet as gur varri
e s’ mund të thërrasim det, mal, lis e as plep,
ligjëro me pastërti kroi, në çdo gjë shqiptare
ashtu siç ligjërove ndër brezni,
o gjuhë shqipe, gjidhënëse e të gjitha gjuhëve,
Dyngjyrëshja Gjuhë, e Shenjta jonë Kuq e zi.
————————————————————
