Poezia ime…Eli Nebi-Plaku


Eli Nebi-Plaku

Brenda shpirtit tim

e struktur qëndroje,

e duruara ime, poezi

Atje të lashë vite

nga gjumi s’të zgjova

Ndoshta s’kisha kohë

të merrem me ti….

Çdo ditë udhëtoja

në rrugën e jetës

Sot, tek ky stacion

nesër një i ri

Ti me durim më prisje

unë anashkaloja

Kurrë nuk të dhashë

të duhurën përparësi….

Si burim, një ditë

nga shpirti burove

Nga uji i pastër

çeli lulja e brishtë

Si motra e mirë

ti më përqafove

Që atëherë s’të ndava

më nga krahu im…

Në udhë krijimesh

të pandara jemi

Dikush foli: – tha,

“Vajti,u bë vonë “!!

Ti më njihje mirë

çdo trokitje zemre

Më the: – “ecë përpara

mos dëgjo seç thonë “!!

Të mbajë përqafuar

më nuk të braktisë

E duruara ime, poezi

Çdo moment i jetës

ndryshon nga i pari

Dhe kurrë nuk është vonë

për fillim të ri….!!!