Dua që ashtu si diellit rrezear,
një trëndafil i mëngjesit të majit
mes kristalesh të vesës së bardhë,
dërgon sinjale të lumturisë së paanë…
Dhe ti poezia ime dua të jesh,
e ngrohtë në mes fjalëve që shkruaj,
e në mes njerëzve që do të vesh,
lumturinë time t’ju përshkruash.
Por mjerisht e bukura ime,
e vetmja që thellë më kupton,
të shkruaj kur s’kam gëzime,
të shkruaj kur diçka më mundon.
Ndaj qajnë vargjet e tua,
se shpirtin e kam të lodhur,
por unë përsëri do të shkruaj,
se jam e fortë , e pamposhtur.
Që të mos përplasem kurrkund,
përplasem tek ty e bukura ime,
në djepin tënd vehten përkund,
rrethuar nga momente intime .
Shoqe shoqërimi të dua,
mes mendimesh më sjell qetësinë,
përherë, përmes teje do të shkruaj,
ç’ndjej, ç’mendoj, vërtetësinë…
