Poezia më e mirë e javës-Violeta Kadriu nga Podujeva


(23-27 Tetor 2023)
Zjedhet poezia ;
ME VOTA REKORDE E BINDËSE 67 kundër të dytit me 27 Votave.“DYNGJYRSHJA GJUHË E SHENJTË KUQ E ZI” nga poetja Podujevase .Violeta KADRIU.
URIME POETE …

“DYNGJYRSHJA GJUHË E SHENJTË KUQ E ZI “

E bekuar qoftë ajo gojë e Arbërit
që për herë të parë të belbëzoi,
e bekuar qoftë ajo mendje e ndritur
që me penë të artë në libër të shkroi,
o Gjuhë Shqipe, himni ynë i jetës
frymëmarrje e shpirt i Dardanisë
më e ëmbla gjuhë e kësaj bote,
o gjuhë hyjnore e Shqiptarisë!

O gjuhë mjaltë e dejëve të mi
në të cilën thërras nënë, baba, motër e vëlla,
o trung me degë gjuhësh i tonës lashtësi,
si ti e pasur askund nuk ka,
sa herë qaj, qesh o trime mbi trime,
shkruaj vargje e këngë këndoj,
ndër shtatë palë qiej e tokë, o gjuha e babait e e nënës sime
s’ bashku me ty fluturoj!

O gjuhë shqipe, ujëvarë margaritarësh
që përfaqëson shpirtin tonë pellazg të dëlirë,
që shkumbëzon kaltërsi Valbone e Mirushe
e që ndër zemra këput çdo zingjir,
asnjë gjuhë tjetër, madhështinë tënde
jo, në botë nuk mund ta ketë,
se me këtë gjuhë magjike e hyjnore
edhe Qielli me Diell e Hënë e Yje flet!

Gjuhë shqiponjash e skifterësh,
gjuhë burrëreshë nënash të kësaj toke heronjve,
gjuhë e Skënderbeut, Ademit, Zahirit,
e të gjithë mbledhur Shqiptarisë Dragonjve,
gjuhë e Veqilharxhit, Gurakuqit, Mjedës,
Naimit, Fishtës,Nolit, Migjenit,
që i jep gurgullima e dallgëzime të ëmbla shqipe
Drinit, Bistricës, Llapit, Bunës, Shkëlzenit!

O nina-nana e shenjtë në çdo gojë shqiptari
që me shkronja ari u këndove e u gëdhende në djep,
pa shkronjat tua s’ na shkruhet as gur varri
e s’ mund të thërrasim det, mal, lis e as plep,
ligjëro me pastërti kroi, në çdo gjë shqiptare
ashtu siç ligjërove ndër brezni,
o gjuhë shqipe, gjidhënëse e të gjitha gjuhëve,
Dyngjyrëshja Gjuhë, e Shenjta jonë Kuq e