Poezia mori jetë-Arze Hasanaj


Me një laps e një letër ,

bashkë e nisëm udhètimin .

Herë mbi jetën plot me halle,

herë mbi pika të gëzimit.

Udhëtuam ashtu këndshëm,

Sikur fluturat nëpër fusha ,

Vargun tënd moj poezi ,

gjith me jetë, sa herë e mbusha.

Ja filluam në një ditë të madhe,

që të shkruaj veç ca vargje,

E bekuar ti su ndala,

kalove dyer kalove pragje.

Nuk e patem aq të lehte ,

se çdo rrugë ka dhe pengesa.

Aty ku smundem të ecnim,

fluturuam përmbi kreshta.

Hedhëm valle mbi lëndina,

ashtu sikur shtojzovallet.

Bashkë me varg ne poezi ,

hoqëm brengat edhe hallet.

Poezi të lutem me thuaj,

vargun tim si e gjete.

Apo me fjalë të kam uruar ,

dhe ty të bëra për vete.

Nuk e di a do të ndalet,

ndonjëher ky vargu I’m.

Asnjëher nuk mbarojne fjalët,

gjer në të fundit perëndim .

Ndoshta të tjerët s’na kuptojnë,

gjuhën tonë nuk e njohin.

Mua dhe ty moj poezi ,

gjithmonë bashkë do të na shohin.