Poezia nga Vilson Mersinllari


———————-

Do marr qetë,parmendë e zgjedhë në krah

si qëmoti në arë do shkoj,tokën të punoj

të nxjerr mallin e atyre viteve tërë vuajtje

packa se në Shpirt më dhemb kur i kujtoj.

Do marr qetë,parmendë dhe zgjedhë në krah

dhe do ngas qetë,ashtu sic di unë ti ngas

dhe ashtu lehtë,lehtë,duke i ledhatuar

nuk do i shtërngoj jo,nuk do i godas.

Dhe pranë brazdës do ulem,diku në një Plis

duke dredhur një cigare,nga e famshmja Kuti.

zgjedhën dhe parmendën qeve,nga qafa do ja u zgidh

do filloj të shkruaj në bllok,disa vargje,një poezi.

Se poezira sot,shkruajnë të gjithë,për së mbari

nën avujt e uiskit,në taverrna e kabarera

por vargjet që shkruhen,nëpër plisa -ugari-

ngjajnë ato si lule,që sjell në maj pranvera.