Poezia nuk ka kode-Nebi Dragoti


NIVELET E POEZISE.

POEZIA NUK KA KODE.

Poezise i behet ndarje ne nivele, sigurisht, per arsye moshe per drejtkuptim te objektivit, te mesazhit qe percjell dhe shkalles se zhvillimit te cirkoevolucionit trunor. Kaq eshte per t’ u mirekuptuar qart dhe shkencerisht. Atehere une nuk desha te behem bajat dhe i merzitshem per krijuesin, por desha te jap pasqyren e domosdoshme, ku duhet shikuar ky problem. Niveli parashkollor ka lende vizatimesh e figurash, ku prindi si edukator me i afert meson femijen ne procesin e rritjes. Pastaj rolin e edukatorit e merr krijuesi per moshen shkollore ne ciklin ,9-vjecar. Edhe kjo nuk mohohet. Vlen per sqarim, se arti i poezise se kesj moshe kerkon qe ky art te vishet me mjetet artistike, te kete ritem e rime, muzikalitet, te kete qartesi qe ta joshi sa me shume kete lexues. Pak a shume kete objektiv ka dhe poezia per te rritur. Bukuria e krijimit duhet te jete prezent dhe efikas qe nga lexuesi mos te kete ankesa: nuk e kuptoj autorin, perse e ka shkruar krijimin. Ne kete prizem ka ankesa te shumta dhe jo me kot na jane prodhuar kaq volume stoqe ( nga ata qe kane lekun) dhe keto as nuk i hap kush per t’ i lexuar. Ja, pra, pyetja pse shkruhet duhet te jete ne qender te vemendjes per cdo krijues. Neqoftese kjo qe ftilloj ne kete shkrim nuk kuptohet drejt, atehere mbetet: krijuesi te shkruaj per vete, mos ta publikoje krijimtarine e tij nen keto nivele te paarrira, por ne nje fletore t’ i mbaje nen jastik si relike. Pra, me kete, askujt nuk i ndalohet te shkruaj cfare i deshiron zemra. Dhe, tjeter, eshte ana me pozitive shprehja: POEZIA NUK KA KOD.Levrimi i temave eshte i lire. Krijuesi zhvillon poezine pa e detyruar kush: kap kete teme, apo kap kete tjetren. Vec, ama, zhvillimi i nje teme kerkon maturi, pjekuri gjitheperfshirese duke menduar, se krijon per te tjeret, nuk krijon per vete. Krijuesi duhet te jete seleksionues qe te kapi temen, qe sherben per njeriun, sepse arti ( cdo art) vihet ne sherbim te shoqerise. Aaa, po, ndalohet rreptesisht letersia me karakter fashist, madje, krijuesi ndeshkohet me heqje lirie. Me kete rast , une shpreh edhe kete, qe e kam me te ndegjuar: Nuk ka ndarje ne nivele te poezise, kur arti i kesaj gjinie eshte i plote, i ka te gjithe parametrat artistikisht dhe e lexon me kenaqesi si i vogli, si i madhi. Kjo shprehje, ekzakte e quaj, ndegjohet shpesh nder njerez, pra, ka filozofine brenda. Cfare ceka, besoj, idete jane ne rrugen me te drejte dhe me te shendoshe per artin e poezise.Nebi Dragoti.