Poezia pa kufij: “ Paralajmërim” e “Shpresa”, përktheu Irma Kurti


Poezia pa kufij: “ Paralajmërim” e “Shpresa”, përktheu Irma Kurti

Paralajmërim

Duket sikur qielli

diç kërkon të thotë me nxitim

pika shiu godasin si daulle në çati

Njerëzit i dëgjojnë

por s’ua vënë veshin aspak

Qielli është shumë larg.

SHPRESA

Prej shumë muajsh nuk bie shi

ato vuajnë sigurisht

por prapë të gjelbërta rrinë

sepse pa shpresë

as pemët, jo

nuk mundet të jetojnë.

Germain Droogenbroodt

Përktheu: Irma Kurti

About Post Author