Poezia pa kufij: “Si do të jetë …” përkthyer nga Irma Kurti


Poezia pa kufij: “Si do të jetë …” përkthyer nga Irma Kurti

SI DO TË JETË TË T’KËRKOJ NË DISTANCË?


Si do të jetë të t’kërkoj në distancë?
—Eunice Odio

Si do të jetë të t’kërkoj në distancë,
dashuri, dashuri që më solle pranë një peme,
në fluturimin e një fluture,
pranë forcës, pranë jetës,
dhe që më rrëzove,
pas gëzimit, në krahët e trishtimit?

Si do të jetë të t’kërkoj në distancë,
mes plumbash që më fishkëllejnë pas shpine,
mes zhurmës së luftës dhe lotëve?

Si do të jetë, i dashur, të t’kërkoj ndërkohë
në korridoret e gjata të ditëve, e pakrehur,
e zbathur, me këtë dashuri, dashuri,
që rrotullohet tek unë si një det në akuarium?

Si do të jetë të t’kërkoj në distancë, në mungesë,
e zhytur në vetmi, në këtë zbrazëti që gëzon ligësisht
pasigurinë time prej gruaje të braktisur?

Gioconda Belli, Nicaragua

Përktheu: Irma Kurti

Bashkëpunoi: Germain Droogenbroodt

About Post Author