Poezia pa kufij: Si një barkë në liqen, përkthyer nga Irma Kurti

Si një barkë në liqen . . .
Pasditja kaloi ngadalë
si një barkë në një liqen me ujëra të qeta,
në gjoksin tënd u drodhën manushaqet
nga fryma e nxehtë të përkëdhelura.
Atje të pëshpërita, pranë shatërvanit,
në parkun që ruan dëshira të fshehta plot,
“Unë jam si minatori që në heshtje
venat e dashurisë tënde të butë ëndërron. . .”
Paqja e degëve u prish
dhe kur me ëmbëlsi më the: “Të adhuroj!”
një valëvitje krahësh u dëgjua mbi kokën
tënde të florinjtë, të ndrojtur e të zjarrtë,
që në mendje e strehoi mbrëmjen dhe nata
papritur shtriu drejt nesh krahët e saj.
Xavier Villaurrutia, Meksikë, 1903 ─ 1950
Përktheu: Irma Kurti
Bashkëpunoi: Germain Droogenbroodt
