Poezia pa Kufij:Tabassum Tahmina Shagufta Hussein:A jemi të lirë si fluturat,përktheu Irma Kurti


Poezia pa Kufij

A jemi të lirë si fluturat?

A jemi ne të lirë? Fluturat po, janë të lira.

Të lira për të fluturuar mbi tokë,

Dhe për të parë nga lart bagëtinë.

Ato mbi lule mund të pushojnë

Dhe të shijojnë të tyren ëmbëlsi,

Aromën e tyre të nuhasin.

Janë të lira të shkojnë në pemë ku zogjtë jetojnë

Dhe ku bufi natën rri për të gjuajtur prenë.

Mund të shohin një gjarpër teksa në tokë rrëshqet.

Fluturat janë të lira.

Ato janë të lira të enden ngado –

Vënde me hije, varreza, rrugë,

Kudo ku u pëlqen.

Ato janë të lira të ndriçojnë mbi tokë,

Për të na prekur dhe për t’na bërë të ndihemi të bekuar.

A jemi ne të lirë?

Sikur vetëm shpirti ynë të ishte i lirë si ato.

Tabassum Tahmina Shagufta Hussein, Bangladesh

Përktheu: Irma Kurti

Bashkëpunoi: Germain Droogenbroodt

About Post Author