Poezia-Petro Sota


————–

Ti je poezia. Të tjerat janë proza.

Ti je poezia që s’bëhet dy herë,

Ti je frymëzimi që më dehu dhe bota

më duket e tëra e larë me diell.

( Ndoc Gjetja )

Një poet kish shkruar ” Ç’është poezia?”

Më habiti përgjigja e dhënë po nga ai vetë,

Sikur të pyeste dhija;-Çfarë është tagjia,?

E më erdhi keq, se ishte ” me emër “poet.

Mjerimi shpirtëror, se ku jemi po tregon,

Çfarë shkruajnë tani, poetët me “emër,”

Shkruajnë vargje, që asnjë s’po i kupton,

Jo me ndjenjë shpirtërore e me zemër,

Poezia s’është një përshëndetje o poet,

Por është këngë, ndjenjë dhe dashuri,

Është zëri shpirtëror, që del dhe buçet,

Është bukuria vetë, që kthehet në magji.

Se ëmbëlsia e vargut, të bënë të dehur,

Dhe të ngre peshë, të fluturosh në qiell,

Këtë varg të Ndocit, s’rri dot pa e shprehur,

” Dhe bota të duket e tëra larë me diell.”

Eh, ju se keni ndjerë dashurinë kur vjen,

Se ajo nuk të thotë vetë;- jam dashuria,!

Por çel si gonxhe e gjoksin ta shpërthen,

Është këngë e shpirtit, ajo është poezia.