Poezia si akt krijimi por edhe njё mision-Nga Llesh Gjoka


– Refleksione

– Nga Llesh Gjoka

Poezia i ka rrёnjёt e saj qё nё kulturёn e lashtё tё popujve. Ishte Aristoteli ai qё me veprёn e

tij ”Poetika” e klasifikoi atё sipas tri gjinive: nё poezi lirike, poezi dramatike dhe epopeja.

Nё rrugёn e saj poezia kreu nevoja dhe funksione tё ndryshme duke pёrfshirё shёrbesat

fetare, (psallmet,liturgjia), mitet e legjendat ,baladat,himnet ,ditirambet, komeditё dhe tragjeditё etj.

Mё e famshmja e kohёs sё lashtё, mbetet vepra homerike”Iliada dhe Odiseja”.

Po nё truallin shqiptar tё zhvillimeve politike,shoqёrore dhe ekonomike, a ishte edhe poezia njё

zё dhe njё pasqyrё e identitetit tonё kombёtar nё zhvillim?

Qё nga Rilindja, periudha e Pavarёsisё dhe Postpavarёsisё, socrealizmi deri nё ditёt e sotme, poezia

apo poema, e ka kryer mё sё miri jo vetёm funksionin e saj estetik, emotiv dhe shpirtёror, por edhe

funksionin patriotik dhe iluminativ pёr kombin dhe njerёzit.

Breza tё tёrё si: Matrёnga, Budi etj; duke vazhduar me Naimi, Ҫajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka,etj; apo

Fishta, Konica, Noli, Migjeni etj; pastaj me socrealizmin Agolli, Kadareja, Siliqi, Arapi etj; i dhanё frymё

dhe energji ҫёshtjes patriotike, sfidave pёr zhvillim kombёtar, social dhe kulturor.

Po nё ditёt e sotme, a gjendet poezia nё substratin e saj tё gjallё dhe nё podin e nderit ku i takon

tё jetё?

Sigurisht, pёrgjigja e kёsaj pyetjeje kёrkon analiza dhe hulumtime tё thella dhe tё kujdesshme.

Fjalёn mund dhe duhet ta thonё specialistёt, ose mё saktё kritikёt letrarё, qё nё ditёt e sotme janё

njё “specie e rrallё”.

Ato qё ishin dhe njiheshin, sot nuk janё mё.

Ne jemi askushi pёr tё prekur ҫёshtje delikate qё hapin debate, ngacmojnё mllefe apo mёri tё

panevojshme.

Ajo qё vёrehet, parё thjesht me syrin e lexuesit tё kultivuar apo edhe tё krijuesit modest, konstatohet

se shkruhet shumё si prozё, por veҫanёrisht poezi e cila ka arritje cilёsore me poetё mjaft tё talentuar.

Por nё shumё raste poezia shndёrrhet nё njё trupore e ndёrtuar me fjalё, ku i mungon shkёlqimi i

merituar.

Tё shkruarit poezi, mendoj unё, nuk ёshtё vetёm njё argёtim vetjak, brenda vetes, por edhe njё

ҫёshtje misioni pёr tё tjerёt qё lexojnё.

“Poetёt kanё fuqinё tё ngrenё dhembjet e veta nё art, ku ne tё gjithё gjejmё dhembjet tona” –

thoshte poeti i shquar Mitrush Kuteli.

Ndjenja mё therёse sigurisht ёshtё dhembja.Ёshtё ndjesi universale: dhembja nga vuajtja e

pёrditshmёrisё, dhembja nga humbja e betejes me veten, dhembja nga humbja e tё afёrmve dhe tё

dashurve, dhembja nga dashuria, dhembja vetjake dhe sociale etj,etj.

Kjo ndjesi, gati universale, duket sikur i thotё tё gjitha.

Pikёsёpari, poeti duhet ta mishёrojё, ta trupёzojё kёtё dhembje universale brenda vetes para se tё

shkruajё.

Vargjet janё sublimimi I kёsaj dhёmbjeje duke e kthyer poezinё kёshtu edhe nё njё mision njerёzor.

Por vargjet janё edhe “xhevahire”,dhe xhevahiret gjenden rrallё.

Nё klimёn dhe nё habitatin e lirisё qё ekziston,edhe poezia, si gjithё letёrsia jonё, u ҫlirua nga

prangat dhe kanonizmat e njё sistemi tё mbyllur.

Shkruhet lirisht, pa censurё dhe shpesh herё realizohen krijime tё mrekullueshme poetike, nё tё

njёjtёn rrjedhё tё letёrsisё bashkёkohore globale.

Trevat poetike tё Tropojёs: me Skёnder Buҫpapaj, Hamit Aliaj etj; tё Lezhёs me Ndoc Gjetja, Rudolf

Marku, Preҫ Zogaj etj; tё Tepelenёs me Petrit Ruka, Ilirjan Zhupa etj; janё shtrirё nё tё gjithё

Shqipёrinё.

Rendja pas poezisё ёshtё tendenca e ҫdo krijuesi nё hapat e para.Ёshtё mundёsia mё e mirё

pёr t’u shprehur nga brenda vetes.

Por unё mendoj se asnjё herё nuk duhet harruar misioni I saj: edukimi estetik, shpirtёror, mesazhet

patriotike, sociale etj.

Sigurisht, rendja e madhe pas poezisё nuk mund tё frenohet dhe nuk ka pse tё frenohet.Si njё

lexues i kultivuar dhe me shije si dhe si njё krijues modest, duhet tё nёnvizoj para sё gjithash nevojёn

e domosdoshme tё njё kulture gjuhёsore dhe nё veҫanti nevojёn e njё kulture drejtshkrimore pёr

ҫdo krijues tё ri qё hedh hapat e para.

Nuk mund ta konsideroj njё poezi tё bukur dhe tё realizuar artistikisht, kur nё trupin e saj ka gabime

drejtshkrimore qoftё edhe ato ё – tё fundore qё shpesh nuk respektohen.

Poetёt mё me pёrvojё e kanё gjetur tashmё shratin e tyre dhe e gёzojnё edhe suksesin e tyre.Ata nuk

janё pak dhe kёtu nuk kam qёllim tё pёrmend emra pёr shkak tё listёs e cila mund tё zgjatet disi. Kjo

edhe pёr arsye etike.

Problemet e poezisё nё zhvillimin e saj ashtu si tё letёrsisё nё pёrgjithёsi, janё tё shumta.

Njё nga problemet mё tё rёndёsishme, mendoj unё, ёshtё gjetja nga duhet tё

rrjedhё lёnda e saj duke kёrkuar jo vetёm formёsime tё reja por edhe ndryshime pёrmbajtёsore.

Duke kryer tё tё paktёn dy – tre funksionet mё tё rёndёsishme: funksionin estetik, moral, social.

Duke u realizuar kёto i shёrbehet edhe funksionit mё sublim, atij patriotik.

Kёtu u shpreha si njё pasionant i letёrsisё dhe si njё krijues i thjeshtё.

Sa pёr poezinё qё ёshtё edhe “dobёsia ime”, por jo vetёm, uroj tё njohё zhvillime dhe arritje tё reja