Poezi:Zoica Gjolla Popi

Poezi
Shi në shpirt
Ma lagu shiu shpirtin
i kripur,
rubin
i shëndritshëm,
i lëngëzuar,
i shkrirë në ngrirjen e vështrimit,
në retinën blu
blu si qielli
mbi detin blu.
Eh…. ku vete ku?
në rrëkezën e lotit u përthafsh!
Ndalu!
mos rrëshkit faqeve!
Merre dhimbjen e çjerrë
me tundimin e mjerë
si vështrimi ngulitur
në kreshpëmalin
me mjegullnajën para shpërthimit
e fryrë
gri e errët
e dendësuar….
Rëndohu,
por të lutem mos u shtrydh
sepse…. sepse
në mes shiut ka dhe diell
për të më ngrohur shpirtin.