Përkujdesjen dhe porositë e një nëne,
I morra prej ninullave nëpër djepe,
Nëna ime nuk ishte këngëtare,
Por dashurinë për mua me këngë e jepte.
Porositë e saj s’më munguan kurrë,
Kur isha i vogël dhe kur u bëra burrë,
Këshillat e saj ishin të shënjta për mua,
Ajo mi jepte ato siç i thoshte zemra.
Zemra e nënës rrahu, gjithë jetën ajo foli,
Derri sa u nda, në botën tjetër shkoi,
Gjithmonë më thoshte:djalë sillu mirë,
Që të nderohesh e respektohesh nga të gjithë.
Nga vetja shokun zgjidhe më të mirë,
Bëj kujdes dhe rruaju nga”gjarpërinjtë”,
Nuk i merr vesh, si dalin dhe ku rrinë,
“Miq”dhe”shokë”,ata s’bëhen kurrë.
Sot është bërë më e çuditëshme bota,
Njerzit të duken të gjithë si”pëllumba”,
Por kësaj nuk i duhet besuar shumë,
Të ligun nga i miri,se dallon dot kurrë.
