Porsi Yll…
Ti u shfaqe porsi Yll,
udhën time e ndriçove…
Në zemrën e mardhur zure vend,
Më je Ylli më i bukur,
që vjen rishtas për çdo natë…
Kur mërzija fort m’kaplon,
m’pëshpërit me tuat fjalë…
Doje drita nga drita ime,
merr sa t’duash mos u tut!..
Se edhe Ylli bashkë me Hënen
e ndrijnë bashkë të njëjtën udhë…
Ti je Yll që vezullon,
plot hijeshi Hënës i falë…
Edhe ajo me një buzëqeshje,
të vesh ty plot dritë e sharm…
