“Porta e Ferrit” e Turkmenistanit do të shuhet


“Porta e Ferrit” e Turkmenistanit do të shuhet

Aktualisht po punohet për shuarjen e gropës së zjarrtë e cila tërheq çdo vit mijëra turistë.

E vendosur në Derweze, Provinca Ahal, gropa e djegur mori pseudonimin e saj të tmerrshëm për shkak të pamjes së saj ogurzezë dhe për shkak se ka mbetur në zjarr për më shumë se 40 vjet.

Fillimisht mendohej se ishte një zonë nafte, është spekuluar se gropa u hap nga inxhinierët sovjetikë pasi një platformë shpimi, që ata ngritën u shemb në një krater të madh.

Të shqetësuar për lëshimin e tymit toksik, ata i vunë zjarrin gazit duke besuar se do të digjej brenda javësh, por në vend të kësaj ai mbeti i ndezur për më shumë se katër dekada.

Por tani, presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhamedov, ka deklaruar se ‘Porta e Ferrit’ duhet të shuhet – duke i dhënë fund ferrit njëherë e përgjithmonë.

“[Krateri] ndikon negativisht si në mjedis ashtu edhe në shëndetin e njerëzve që jetojnë aty pranë,” tha ai gjatë një fjalimi të fundit televiziv.

“Ne po humbasim burime të vlefshme natyrore për të cilat mund të marrim fitime të konsiderueshme dhe t’i përdorim ato për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve tanë.”



Megjithatë, ka një pengesë – Berdymukhamedov më parë kishte udhëzuar ekspertët që të gjenin një mënyrë për të shuar zjarrin që në vitin 2010, por ata nuk ishin në gjendje të gjenin një zgjidhje.

Nëse gjërat do të jenë ndryshe këtë herë, mbetet për t’u parë.

About Post Author