Portret i Skënderbeut,nga piktori bullgar,Dimitar Dobroviç:Elvi Sidheri


Portret mjeshtëror i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, nga piktori i shquar dhe revolucionari bullgar nga qyteti i Slivenit, Dimitar Dobroviç (Димитър Георгиев Добрович, 1816-1905).
Zyrtarisht mendohet se kjo pikturë është e vitit 1870, ndonëse ka hamendësime se mund të jetë pikturuar edhe përpara, në periudhën athinase të këtij piktori para vitit 1848 (ndërsa më vonë ai shpërngulet në Romë, ku studion Artet e Bukura, dhe gjithashtu lufton krah për krah me Garibaldin dhe Mazzini kundër papatit dhe francezëve).