PORTRETI I NJË DREJTORESHE TË VYER


Shkruan Nazif Laçi

PORTRETI I NJË DREJTORESHE TË VYER
TEFTA DEDA

Kam nderin të shkruaj për portretin e një drejtoreshe Myzeqare shumë të vyer Tefta Deda. Tefta u lind në fshatin Kolkondas më 14 mars 1963. Rrjdh nga një familje arsimdashshës nga zona e Libofshës, të fisit Saqellarëve. Prindërit e saj Jorgjie dhe Rrapi kishin kishin lindur 6 fëmijë, pesë vajza e një djalë. Tefta ishte ne mesin e tyre, e cila shkollimin fillor e kreu në shkollën ,, Anastas Laska ” në Libofshë dhe të mesmen po në Libofsha. Tefta e etshme për dituri i kreu edhe studimet e larta në Universitetin Bujqesor- FakultetIn Ekonomik. Ajo është punësuar në Koperatven Bujqësore dhe NB Libofshë, si dhe shefe finace në komunën e Libofshe. Tefta në vitin 2000 është emruar mësuese e lëndës së matematikës në shkollën ,, Anastas Laska ” në Libofshë. znj. Tefta nuk rri së pushuari për tu ngritur në arsimimin e matejmë dhe në vitin 2000-2005 vazhdon studimet në Universitetin ,, Aleksandër Xhovani ” në Elbasan- dega e matematikë-fizikë. Duke e parë zgjuarsinë e kësaj femëre intelektuale, ajo zgjidhet drejtoreshë e shkollës ,,Anastas Laska ” në Libofshë, më 2014 dhe vazhdon akoma. Drejtoresha Tefta është menaxhere shembullore në shkollën e Libofshës, sepse ajo dinë të shfrytzon çdo hapsirë në të mirën e sukseseve të shkollës. Me stafin e saj pedagogjik shembullor, kjo shkollë i ka të sinkronizuara të gjitha aktivitete me nxënës dhe është model si shkolla më e suksesshme në çarkun e Fierit. Drejtoresha Tefta është e angazhuar edhe me aktivitete jashtë shtetit, ajo ka krijuar miqësi me shkollat shqipe në Kosovë dhe Maqedoni ( Shkollën ,, Dëshmorët e 5 Prillit ” në Smirë të Kosovës dhe shkollën fillore,, ,,Hasan Prishtina ” në Shkup të Maqedonisë ). Drejtoresha Tefta, pos punës edukativi-arsimore që kryen, ajo është edhe krijuese e mirë që ka publikuar dy libra të shkëqyera. Kjo drejtoreshë e vyer, për punën e bërë është vlerësuar nga institucionet e shtetit me dhjetra mirënjohje e dëftesa.Në fund nga zemra i urojmë shëndet drejtoreshës Tafta dhe kurrë mos iu ndalëshin sukseset.

About Post Author