….Vjen një çast që më ka mbetur thellë në mëndjen time fshehur me kujdes në kujtesën time!!
Besoj se është interesante ta tregoj atë çast!!.
Po është e vërtetë që Ai çast më ka ngelur në mëndje njësoj si pikturë e varur në mur dhe sytë aty gjatë ndaloj!!
E di cilin çast, nuk e harroj dot!?
A do ta tregoj si më erdhi në këto momente!?
Ai momenti, kur Ti qëndroje para meje, Ai moment kur unë të shtrëngoja në krahët e mija.
Ai moment kur flokët largoja prej qafës e qafën e zhveshur prej flokëve ashtu të virgjër kafshoja lehtë dhe e lëpija.
Ti doje dhe nuk doje, shtyje dhe afroje kur ndjeje buzët e nxehta të përveluara si zbrisnin supeve të tua të zhveshura!!
E nxjerr dhe e shikoj shpesh fshehur në kujtesen time portretin tënd!!.
Dhe aty në ato momente magjike pashë për herë të parë shpirtin tënd lakuriq zbuluar, atë shpirt të drithëruar për dashurinë e ëmbël..!!.
Ashtu si këmisha jote deri pak poshtë kërthizës zbërthyer!!.
Kujtoj akoma atë portret kur shikoja sytë e tu që përpëliteshin sa herë gishtat rrëshkisnin ngadalë si në tastierën e një pianoje dhe preknin atë lakuriqësi me kujdes kudo dhe çfarëdo dhe Ti më nuk kundërshtoje, por rënkoje thellë!!.
Dhe sa herë nxjerr atë portret fshehur diku thellë në kujtesën time, në shpirt ndjej atë melodi e atij çasti shkruar në solfezhin e trupit tënd ashtu me përzieren e ofshamave dhe rënkimeve!!.
Atë melodi askush më pare nuk e kish shijuar!!.
Atje fshehur ishim ne të dashuruarit e një epoke të tërë!!..
….Dhe sa herë në kujtesën time shikoj atë portret unë e kam emërtuar thjesht me fjalë shpirti është “JETA” vetë me gurgullimën e saj….!!!!
