PORTRETI YT-Ukshin Morina


Bie shi prej syve tu në portret dhe prekur kanë

dëshpërimin tim.

Unë nuk u shkreha dot në vaj dhe lotë s’pashë në bluzim, por ardhur kishin prej natës e heshtjes!

Eh e vogla, ti misteriozja ime ëndërronjëse, larg prej

këtu që t’më shohësh me kitare duke kënduar mes një

shtrëngate dimri një këngë idhnimi për ty!

Oh zot i vetmisë, ma kthe atë krijesë prej loti ta ndiej

këtu ku s’kam asnjë frymë tjetër të gjallë! Kthema mua

ëndrrën e saj, zërin e butë dhe të njëjtën brengë të shpirtit që

ma helmoi zemrën!

Unë e dua brengosjen e saj e dhembjen që nuk shërohet

as në amshim!

Kjo brengosje sfilitëse po më vret, se më zuri në një kohë

të ftohtë dimri, pa zjarr ku dita s’ka kuptim pa diçka të re.

Bukur është të shohësh dritën e agimit, e yllin e mëngjesit

të shkoi tutje në udhë, erën të shtrohet butazi në fusha,

e yjet në qiellin e larë!

Ti je deti, era e lehtë e kësaj nate që ngrihesh përtej kodrave

dhe re e qiellit të kaltër.

Midis meje e teje janë ditë të mbushura me plot mall e lotë

që kreshtohen në faqe e buzë.

Je më shumë së një grua e bukur që qan e tërhequr

pas hijes dhe dëshpërimit tim, je frymë e ëmbël dashurie

dhe shi që derdhesh në vreshta, në lugina tutje në fusha!

Midis kohës dhe hapsirës jemi ne e vogla, mes një unaze të mbyllur në purpurin e netëve

të pagjuma, ato janë brenga të rritura në ëndrrën

tonë, brenga të dashurisë, bashkëfajtoret tona të fshehura

thellë në zemër si mirazhe të shenjta.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur