Post festival “ Netët e bejkës bardhë”-Nga Kristo Çipa


Kristo Çipa

POST FESTIVAL “ NETËT E BEJKËS BARDHË”

( U mbyll edicioni i katërt në Pilur)

Pa u mbushur 24 orë nga edicioni i katërt i festivalit “ Netët e Bejkës bardhë” jehona në rrjetet sociale dhe telefonatat përshëndetëse më detyruan t’ju jap një informacion më të hollësishëm për publikun dhe vet grupet konkuruese

Në të dy netët konkuruan 12 grupe polifonike dhe përshëndetën 4 grupe. Ishin gjithësejt rreth 130 pjesmarrës festivalist.

Na nderuan me pjesmarrjen e tyre disa personalitet të artit, kulturës, shoqatave dhe politikës

Falënderime për deputetët Bujar Leskaj, Blendi Klosi, Vullnet Sinaj , dy deputet e Krujës, kryetarin e Qarkut Vlorë Elvis Moçka, Kryetarët e bashkive, Vlorë, Gjirokastër, Konispol, Sarandë , Selenicë(i porsa zghedhuri dhe ai në detyrë) dhe kryetari i bashkisë Himarë, sekretari i prefekturës Vlorë. Një falënderim i veçantë shkon për ambasadorin e Kosovës në Shqipëri dhe gazetaren, bashkëshorten e tij

Falënderim për kryetarin e shoqatës atdhetare kulturore “ Labëria”( Nderi i kombit)profesor Ago Nezhën, profesorin dhe mikun e Pilurit Ethem Ruka

I falënderoj dhe i përshëndes fort dy profesorët bij të fshatit Pilur, Dionis Çakalli dhe Minella Gjiçali

Grupin e gazetarëve shqiptarë që na nderuan me pjesmarrjen e tyre dhe dua të veçoj regjizorin Mevlan Shanaj dhe analistin Frrok Çupi

Vajzën e poetit të madh shqiptar Dritëro Agolli

Falënderoj të gjithë miqtë, dashamirësit dhe të gjithë bashkëfshatsrët që na mbështetën

Një falënderim special për drejtorin e festivalit” Ballkan- trafik” që zhvillohet në Bruksel, zotin Nikole

Në këtë festival morrën pjesë rreth 130 festivalist konkurues dhe përshëndetës, nga këta mbi 60 përqin ishin të rinj

U kënduan mbi 40 këngë dhe u ekzekutuan mbi 10 valle

I dha një freski dhe profesionalizëm këtij festival moderatorja e talentuar Shqiponja Pazaj Veshaj

I gjithë konkurimi që nga parakalimi i grupeve dhe deri tek grupi përshëndetës “ Kaonia” ishte një mrekulli folklorike që të mbëthen fort në mendje dhe zemër dhe të mban gjatë

Më duhet të theksoj qartë dhe në mënyrë të drejtpërdrejt deputetin Vullnet Sina i cili me mbështetjetjen e vazhdueshme pa bujë na ndihmoi financisrisht për të mundësuar garimin e edicionit të katërt

Mbështetës i gjithanshëm i këtij festivali është kryetari i bashlisë Himarë zoti Jorgo Goro i cili është ideues i këtij festivali dhe mbështetësi kryesor financiar

Gjithashtu falënderoj kryetarin e fshatit Pilur zotin Jorgo Bala i cili u ndodh pranë dhe i dha shkëndija eventit

Juria më shumë se profesionale në përbërje të saj kishte personalitete me emër të oadiskutueshëm në kulturën kombëtare si profesor- maestro Zhani Cikon, zionjën Afërdita Onuzi( Mjeshtre e madhe), zotin Naxhi Kasoruhon ( Mjeshtër i madh) , poetin Arben Bllaci ( poet, publicist) në fund të këtij aktiviteti dha këto çmime

Çmimi i parë “ Lefter Çipa” ju dha grupit karakteristik të Himarës

Çmimi i dytë “ Maliq Lila” ju dha grupit të Lazaratit

Çmimi i tretë “ Feti Brahimi” ju dha grupit të të rinjve Delvinë

Çmimi i karierës “ Nertesi Asllani” ju dha grupit “ Djemtë e Vlorës”

Çmimi special ju dha grupit “ Nektari i polifonisë

Çmimi special për interpretim mjeshtëror ju dha grupiz” Djemtë e Lumit të bardhë

Çmimi si marrësa më të mirë ju dhanë

Bejushe Barjamaj

Vasil Sera

Përparim Çunaj

Dua të veçoj e të falënderoj pa masë dy grupet përshëndetëse

Asamblin “ ART PLUS AKADEMI” të Vlorës nën drejtimin e Kujtim Sakos dhe grupi polifonik “Kaonia” të Janinës i cili performoi në mënyrë mjeshtërore dhe mjaft simpatike

Dhe së fundi sekretaren e Jurisë dhe kordinatoren e festivalit “ Netët e Bejkës bardhë” zonjën Adelina Peçuli.