( POZITIVITET ).
O hanë e nats t’bukur q’i andrrat m’i ki çilë , si thue?!
mbrenda mejet flen ajo vajza e amël e dikurshme ,veç sod e rritun Grue?!
O hanë , moj hanë ti q’i je dishmitarja e çdo pike lotit t’brishtë ?!
a ke me mujtë ala sod me i dhan pak amëlsi kti shpirti t’trishtë ?!
E t’fortë ,e t’ftohtë ,pak t’bam kallkan?!
Ty moj hanë e netve t’bukura zemra jeme po t’kërkon.
Shtojzavalle kam me u ba e me ardh n’tandin shteg !
si ves sytë kam me ti ‘la kam me t’vdek,ma ske me hjek.
Kam me t’çil n’zemrën tande me mij lule ,
mbushë erë t’mirë ,
kam me t’rrok n’krahnuer temin e skam me t’lanë me ken i lirë.
Kam me t’ba ,me ty ba hije q’i me t’ndjek ka gjithkund,
ke me hjek e ske me vdekë , e tan kjo ska me pasë fund.
Kah me ra nji shi i qetë , dalë ylberi kah me dalë…..
pik e shiut me u ba e nxehtë,
kam me t’djegë e me t’ba zhar.
O diell sapo ke dalë ,maj nji mali pak i m’shehun,
m’i nep ftyrës pak gëzim e dritë,
m’i çil andrrat q’i tesh fjetun.
Zemrës rrahjet e shpejta , m’i ndal e ledhato…
shpirtit kraht’t ,kraht e lehta mi thuj n’vesh ..
fluturo.
N’duert e mija kam nji jet me i dhanë krah me fluturue,
n’sytë e mij kam mij vjet q’i t’kam dasht e t’kam kërkue,
n’krahnuerin tem q’i sod ngrihet si me dasht, qiellin me prekë ,
( kam me t’ardhë si shtojzavalle ) ke me hjek ma ske me vdek.
