Lozonjare n’vallzimin e fundit gjethet ?!
shtrojnë qylymin e ngjyrave.
Kanjiher m’duken si mendimet e
kanjiher si fluturat e zemrës teme q’i enden për diku.
Natyra – Grue ,
ndërron veshjen e saj jeshile e me nji pëlhurë ,
t’mjegullt fillon me mbulue lakuriqsinë e saj.
Brishtsinë , njomsinë e si nji Grue e bukur …
Loton tuj pritë ardhjen e nji Burri – Dimën.
T’ftohtë , t’ashpër ,t’lagsht…
me i dhanë zjarrin e saj e sadopak !
me e dasht me t’ftohtin q’i kahdalë hedh hapat përjasht.
Ky prag Dimni ,
me erën then heshtjet e penxhereve t’hapna,
q’i kndojnë nën prekjet e tij,
tund perdet q’i lshojnë vendin andrrave dimnore .
Nji qiell i zymtë po m’thot se hejtë e shpirtnave,
po ngrejnë muret.
do re si dele t’tërhuzna enden tuj nxanë tana hapsinat,
ku nji diell i zbehtë ?!
zverdhet nën ritmin e hapave t’nji Dimni n’ardhje.
Ah, sa zhurma zg’johen mbrenda mejet,
n’krojet e mshehta t’shpirtit ,
q’i end pëlhurat e nji melodije n’zemrën q’i sod rreh si e marrë.
Ah, sa andrra q’i pres me i prekë ,
me i thye çdo kufini , cm e nji terreni tokash t’ndalueme.
Sod ?!
Nji natyrë n’zhdeshje ,
si nji Grue e bukur ,lakmitare e syve t’nji…
Burri – Dimën q’i pret me i hjek havrën e ngjyrtë,
me i shijue trupin e brishtë,
e me njomsinë e gjinjve me i jetue mijra melodi afshesh t’flladta.
Ah , flutra t’sapo t’çilna,
q’i bien kaq bukur , prekje buzësh ,
mshehje nën çarcafët e bardha brishtsishë,
krahnuer i nji Burri ,shtrat i kangve t’trupit.
Natyrë sod q’i kndon posht qindra melodive për nji dashni t’mshehtë ,
qiell …
ajër …
gjethe …
Lule e pemë ,tokë pjellore,
zemër e shpirt ,
trup e jetë .
Krijuen harmonitë e pritjeve.
E unë ?!
Unë po iku me lulet ,
me u kthye n’heshtjet e zemrës,
n’hejtë e shpirtit ,
e tuj pritë prandverën tjetër me u kthye,
me nji tjetër jetë.
E me lulëzue prap n’prekjet e hanës ….
( për ty ).
Autore:
