Prag mbrëmje…


Teuta Shaqiraj

Mirembrema ti mik

shpirto i trazuar!

Mbahu ti vëlla, mbahu,

me mendimin e rrudhur!

Dashuro ti dashuro ti jetën

me buzën dritheruar!

Spiranca ngulur kushedi

në portin ankoruar.. , .

Mirëmbrëma edhe ti zemër

munguar mes yjeve!

Vrapojnë copëza kujtimesh

lëndinave

me hapin e engjejve.

Mirëmbrëma ti mall i mbremjes

tinëzisht shkrepur

mendjes së fjetur,

kredhur.

Rrëmbyes enderrash t’rizgjuara

me shpresën vagelluar….

Buzëmbremje e paputhur, mirembrema ,

ulur në sofatet e pritjeve të mia.

Ngadalë sipari bie, lakuriqtë pafajësia.

About Post Author