Pranë detit përherë-Maksi Luçi


Prane detit perhere

Dashurine e ndjej prane

Ndjej flladin te tij ere

Dhe dallgen qe vjen

Nga brigjet matane…

Ndoshta me detin e trazuar
Dua te ngjaj nganjehere
Kur e shoh te shkumezuar
Tallazet ne breg shpejt do sjelle…

Kur deti dhe bregu behen bashke
Aty dhe une dua te jem
Te kthehem ngadale ne nje dallge
Qe nje copez nga brigjet rremben…

E te iki tej neper oqene
Kujtime brigjesh te marr me vete
Nga kjo bote hipokrite jallane
Mbushur dallkauke e salltanete…