Pranë më ke!Jahe Fida


Larg teje pa jetë jam

Pa oksigjen, pa frymëmarje

Në shpirt të ftohtë kam

Ndaj s’lejoj mes nesh ndarje

Pranë teje jam, nuk më ndjen

Apo je e dehur nga magjia

Ah si më rreh zemra nga gjaku që zjen

Dhe ti po dridhesh në krahët e mija….

Pranë më ke sa të kem jetë

Sa të marë frymë e të jetoj

Dashuria ime, si e mjaltës bletë

Larg teje dhe çast të vetëm s’e pranoj!

Pranë më ke në ditë pranvere

Dhe në netë dimri me acar

Në krahët e mija lule Shqere

Me ty jetoj vetëm behar…

Jahe Fida

CASSANO D’ADDA, Milano- ITALI.