Pranë zemrës tënde-Ukshin Morina


A

Dashuria krejt m’ hutoi,

sikur loti rrodhi lumë.

Sytë e bukur m’i verboi,

më s’po di të fle as gjumë…

B

Deti, qielli edhe hëna,

Që të gjithë ranë mbi ty.

Yjet ndrizen kur zë nata,

Baroneshë e çmendur ti!

A

Ti me erdhe si magji,

në timen zemër zure vend.

Më pushtove fort në gji,

je i vetmi që mē çmend!

B

Drite e agut ka pushtuar,

Vesa lot po zë e qanë.

Si i çmendur kam ëndërruar,

Sytë e tu ti puth me mall!

A

Si e marrë kaq fort të dua,

në ardhtë vdekja do ta pres.

Veç qendro dhe pak me mua,

në është shkruar le të vdesë!…

B

Egërsisht po më rreh zemra,

Kur mendoj se do të shkoj.

Në është thënë për ne të vdesim,

Le të vij të mos vonoi!

A

Ti trazove zemrën time,

kur me puthe, më shtrëngove.

Më je ëndrra më sublime,

në afshin tënd më përvëlove!

B

Dhe ashtu dua të digjem,

Nga ky pasion i kallur zjarr.

Si qiri të zë të shkrihem,

Dritë të bëhem mbi ty hënë!

A

Pa u drojtur si fëmijë,

o ëndërr blu seç t’u avita!

Tash në mua shkrihu ti,

këtë çast kaq shumë e prita!

B

Dhe kështu unë jap sa mund,

Nga kjo ëndërr të mbaj zgjuar!

Kjo jehonë e britmave tua,

Me ka çmendur e tërbuar!

A

Puthmë pra, puthmë akoma,

puthmë ti gjer në mëngjes!

Çmenduria e dashuruar,

histori e shkruar t’mbesë!

B

Të puth ëmbël, e përvëluar,

moj e vogla me plot hire!

Gjersa era fushës shtruar,

Të ma shkund k’të zemrën time!!

Përvëlim dielli, 2024