Pranoni paqen-Fatmir Pushi


FATMIR PUSHI

Pranoni paqen në të gjitha,

Plotësoni mrekullit e tija,

Këtë dëshiron edhe shpirti,

Shenjtëria…………. e arteve .

Kjo është një përgjigje që vjen,

Nga thellësia e zemrës njerëzore,

Kuptoni thelbin e këtij fenomeni,

Për të përqafuar gjithë botën.

Shumë fjalë e asnjë shpjegim,

Një fjalë e heshtur sdëmton asgjë,

Nuk prish gjë prezenca pa fjalë,

Nga kohë kaluar me të tashmen,

Aftësia…………… është e çmuar,

Kur në esencë paqa është arritur,

Kur mendja ndricohet me admirim,

Në të gjithë ………..afatin kohor,

Reduktuar !…………………

Në të tashmen……. e përjetshme.

Është një artë i vërtetë suprem,

Që rrjedh gjithmonë nga zemra,

Të gjitha……… në një të vërtetë,

Korrozioni i zemrës së njëriut,

Kësaj i thonë……………… punim,

Dhe ka artë ………………superior.