Pranvera-Besa Januzi-Rexhepi


O sa bukur lindja diellit

në mëngjesin pranveror,

Më ngadal dritarën hapa,

o sa bukur thash me vetën.

Rreze dielli, këngë zogjësh,

para shtëpisë, pema ka luluar,

Pema mbushur plot me zogj,

o sa bukur më filloi dita.

Një kor zogjësh, mrekullia vet,

paska prur pranverën sot,

një mall, një nostalgji,

mendja më shkoj në vendin tim.

Zogjët çukitën në dritarën time

U mahnita nga kjo bukuri pranvere,

Sot u zgjova shumë e lumtur,

Ju lutem zogj këngën mos e ndali.

Se mendova as edhe një herë, më parë,

se sot zogjët do të më befasojnë,

me këtë melodi të bukur shumë,

Zemra ime sot është gëzuar.

Aromë lulesh po vjen,

fluturat krahlehta hedhin valle

bletët punëtore mbledhin nektarin,

Zogjët këngën nuk e ndalin.

Dilni dilni gjithë përjashta,

të na ngrohen zemrat tona,

Manushaqja paska çelur,

Sa gëzim era pranverë po i vjen.

Besa Januzi-Rexhepi

Michigan