Lulet kishin filluar të çelnin petalet
e dielli po ngrohte si të ishte verë
nga vapa madhe hapnim dritaret
të mendonim se është pranverë…
Por kjo ngrohtësi nuk zgjati shumë
sepse një erë e marrë filloi stuhinë
disa përjetuan panik,madje dhe unë
duke shikuar diellin humbte fuqinë.
Retë e zeza shpejt mbulonin qiellin
në çdo anë shiu binte pa pushim…
njerëzit kërkonin në çdo çast diellin
por atë e kishin zënë retë n’pabesim.
E ne mendonim se ishim në pranverë
bashkë me lulet që kudo patën çelë
por ajo stinë e herëshme mos ardhtë
s’duam të zhgënjehemi edhe njëherë.
