Pranvera Gjoni-Atit…


Pranvera Gjoni

ATIT…

Në katedralen shtatë kandshe
të gjakut e të frymës,
Shën- Pjetri e Shën- Gjoni
bekoi pesë dekada e gjysëm,
dheun e ashtit e të mendjes…

Âsht’ e qielltë udha tej fatit
gravue nân lëkurë të historisë,
mes hieroglifesh t’kodueme
sofrës së emnueme të Zotit,
t’fshehun prej tymit të ferrit
që me katërqind sy ndiqnin ogurin…

E në motmote të qullta
të çlirueme prej tërheqjes,
horizontet qeshin me buzët tua…
dekën e së keqes e ke varros aty
si për t’na kujtue
plotninë e Universit pa idhuj.

Paqja âsht’ jeta,
ku perënditë lindën Atin-njeri!

Pranvera Drita Gjoni

About Post Author