Pranvera Gjoni:FLLAD SHPIRTI


FLLAD SHPIRTI

(Ju lutem, mos përdorni kuklla-emoji! Faleminderit!)

Vallzon Marsi

njizet e tetë pranvera,

brenda shpirtit të D(r)itës…

Si nji mal i fortë

që i pret me gjoks

stuhitë e motit,

rritet e burrnohet n’lumturim

ashtit të ADN-së,

pa asnji devijim…

Fishkëllim e së djeshmes,

zgjon albumin e rrugës

ku dreqnitë si kang pa za

grryejnë dhimbjen

që asnjiherë s’mbyllet…

E mbi rrebeshet pa bosht,

Marsi im diellon

ândrrat e trajektores

që lindën kur vdiq ngerçi,

i ankthit të errsinës

mbi horizont…

Vallzon Marsi im

njizet e tetë fllade

nân lëkurën

e stinës prej shpirti,

si burim jete në mue…

Rritemi t’dy, përqafimit t’rrajë zemrës!

Pranvera Drita Gjoni