Pranvera ka ardhë-Besa Januzi-Rexhepi


Mirë se erdhe moj pranverë,

këndojnë zogjët degë më degë,

Qelin lulet nën kaquba

fillojnë pemët të lulojnë.

Dielli rrezet i ka lëshuar

e rinon botën e gjall,

Toka vesh petkun e gjelbërt

drunjtë fillojnë t’i hapin sythet.

Manushaqja, dramiqarja

na ka çelur para shtëpisë,

Zemrat tona të mbushura plot

me shpresa e gëzime.

Dallëndyshja paska ardhur

larg nga vendet e ngrohta

E gézuar sillet rreth shtëpisë,

rinderton folen e vjetër.

Fusha mali është gjelbruar,

lodrojnë qingjat në zabel,

Mirë se erdhe moj pranverë,

me gëzime e shpresë për jetë.

Besa Januzi-Rexhepi

14 mars 2024

Michigan!