Pranvera pa ty-Nexhat Bexheti


Në kopshtin e luleve pa aromën tënde

Erdhi pranvera,por nuk më solli gëzim si më parë

Bimët rrinë e çelin gjethe pa shkëlqimin tënd

Zemra ime vuan për mungesën tënde

Shpirti im të kërkon,me atë përqafim të parë

Në fllad të hapur,drita e diellit më rëndon

Pa tingujt e zërit tënd,kënga e kënduar humbet

Pranvera erdhi,por ëndrrat tona u shkundën

Në botën time,ti je mungesë që trondit shpirtin tim

Në qiellin e kaltër,yjet enden të lira

Për ty këndoj një këngë,lotët si shi bien

Pranvera pa ty është si një fjalë pa kuptim

Falimderit për kujtesën që s’mund të zhduket

Kurrë nga zemra ime,dhe nga universi me yje