Pranvera që solli kurorën!Laureta Malaj


Laureta Malaj

Pranvera që solli kurorën!

I solli lulet pranvera ,

lëndinat me lule zbukuruar.

Kurorë i mblodha për vete

kokë me flokët lëshuar .

Me ngjyrat e tyre shumëngjyrëshe

e shihja si një mrekulli të bërë.

Në zemër më zgjonte pranverën,

harrova një dimër të tërë.

Tani mos më luteni të kthehem,

e dua këtë muaj pranveror!

Kush muaj veç këtij, nga të tjerët ,

na dëshironte kështu me kurorë !