Pranvera syrin ma shkele-Rajo Qoraj


..

Vransira gri shpirtin ma grryen

Pranveren e shoh shume larg t’vonueme

Do lute nder peme s’me ngrohin dot

Nje shprese atje larg diku e ngatrrueme

..

Befas ndriçon ne kete dite nje zjarr I ri

Shoh qiellin n’mengjez ka flakeron

Akulli nga pak filloj te me shkrije ne gji

Shpresen po ma ngroh kjo dite qe agon

..

Hap syte e pres per nje mrekulli

Koha e zymte tash mbeti e kalueme

Dite me te bukra afrohen ne ajri

Syrin ma shkele pranvera fatlume