
Pranverë e dashurise
Po të pres me të ëmblën pritje ,
në shtratin e paprekur deri vonë.
Një tingull kitare dëgjohet diku tutje,
e pritshmja pulson e mallin shtron.
Ç’është ky binom që më ra mbi fletë
pritje + ëndërrime – flatra në erë?
Ekuacioni memec ka zgjidhje patjetër,
akti fundor zero me del i shkretë.
Ekuacion mjeran rri i pashpresë.
se n’orën diellore akrepat puthen lehtë.
Magjishëm për mua do të tretën retë
dashuria do vijë si virgjereshë e blertë.